Nesër marrëveshja e partneritetit Shqipëri-SHBA

Shqipëria

Nesër marrëveshja e partneritetit Shqipëri-SHBA

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:09

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të nënshkruajë nesër marrëveshjen e partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, në Uashington. Ministri do të pritet në selinë e diplomacisë amerikane nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, si pjesë e vizitës zyrtare që ka nisur në SHBA që prej të premtes.

Takimi mes palëve do të fokusohet në bashkëpunimin dypalësh, perspektivën zhvillimore të Shqipërisë, rrugës europiane të vendit tonë, marrëdhënieve rajonale, edhe tek tema e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, sfidat me të cilat përballet arkitektura e sigurisë evropiane, lufta kundër terrorizmit, siguria energjetike etj.

Bushati dhe Kerry pritet të kenë edhe një dalje të përbashkët për mediet. Bushati ndodhet prej tre ditësh në SHBA, vizitë e cila nisi me përurimin e rikonstruksionit të selisë së ambasadës shqiptare në SHBA. E.H

Ditmir Bushati preu shiritin e përurimit të ambienteve të reja të Ambasadës, një vit pas zotimit për rikonstruksionin e saj. Ambientet e reja të ambasadës, u përuruan me praninë e përfaqësuesve të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të institucioneve kryesore, diplomatëve kryesorë e përfaqësues të diasporës.

Për Ditmir Bushatin, përmirësimi i kushteve të përfaqësimit në Uashington është një shenjë e qartë përgjegjësie si dhe një dëshmi konkrete e angazhimit ndaj aleatit strategjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat