Berisha takoi Micheal Granoff

Shqipëria

Berisha takoi Micheal Granoff

Më: 19 prill 2015 Në ora: 19:44

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka takuar presidentin e Fondacionit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit, Micheal Granoff.

Në këtë takim, Berisha dhe Granoff kanë diskutuar për projektet e këtij e Fondacionit Shqiptaro - Amerikan në qytete të ndryshme të vendit.

"Keto dite pata kenaqesine te takohem me mikun tim te shquar dhe te Shqiperise, presidentin e Fondacionit Shqiptaro - Amerikan te Zhvillimit, Micheal Granoff.
Ne kete takim z. Granoff me njohu me projektet e ketij Fondacioni ne nje seri qytetesh te vendit, ne qendrat dhe tregjet e tyre. Une falenderova me mirenjohje zotin Granoff, bordin dhe stafin e Fondacionit per investimet e tyre te shumta dhe te suksesshme ne Shqiperi. Ne kete bisede theksova problemet me madhore te vendit qe jane; lidhjet e pushtetareve me te larte me krimin dhe trafiqet, nxitja e konflikteve nga ana e Rames, qendrimet klienteliste dhe jomiqesore ndaj bizneseve. Te gjitha keto kane krijuar shkalle te larte pasigurie tek qytetaret dhe investitoret vendas dhe te huaj qe po largohen nga Shqiperia, kane rritur me shpejtesi papunesine dhe mjerimin ne vend. Keto, se bashku me deshperimin qe mbjell me pasion kryeministri ne cdo dalje televizive rikthyen pas 24 vitesh eksodin ne Shqiperi.

Keshtu, sot, shqiptaret qe vetem dy vjet me pare ishin te fundit apo parafundit ne kerkimin e azilit politik, ata vijne direkt pas sirianeve, vendi i te cilve ndodhet ne lufte civile. Zoti Granoff shprehu brengosjen e tij te thelle dhe theksoi se eksodi aktual eshte nje dukuri teper shqetesuese!", ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat