Fier, eksodi zbraz fshatrat

Shqipëria

Fier, eksodi zbraz fshatrat

Më: 19 prill 2015 Në ora: 18:20

Po ikin të gjithë, ne rruge te ndryshme. Kjo është kryeqëndra e komunës më të madhe të Fierit Cakrani. Fshati që ka hyrë në histori për kontributin në pavarësinë e vendit.
Tentuan të largohen edhe nga Kosova por vonesa i ka kthyer në fshat. Tani do ta mendojnë edhe njeherë. Ata që kanë mbërritur tregojnë se po jetojnë në kampe refugatësh, raporton abc news.
Numri i të ikurve në të gjithë rrethin e Fierit përllogaritet me mijëra. Vetëm nga cakrani janë larguar drejt Gjermaniësë rreth 1000 persona.
Burime zyrtare thone se të paktën 100 nxënës kanë braktisur shkollat. Pothuajse të gjitha e agjensitë e udhëtimit organizojnë udhëtime drejt
Gjermanisë në një kohë që nuk janë licensuar për këtë destinacion. Organizimi bëhet në mënyrë diskrete ku pasagjërët mblidhen në terminalët kryesorë të udhëtimeve. Bileta shkon në 140 euro dhe destinacioni më i zakonshëm është Mynihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat