Tatimorët lajmëronin biznesmenët për kontrollet, “mbyllnin sytë” për shkeljet

Shqipëria

Tatimorët lajmëronin biznesmenët për kontrollet, “mbyllnin sytë” për shkeljet

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:57

Hetimet për inspektorët e tatimeve kanë nisur në nëntor 2014, ku janë evidentuar shkelje dhe në zona të ndryshme të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Malësi e Madhe, Velipojë, Laç, Shkodër, Fier, Elbasan, Kukës etj. Objektet ishin lokale, magazina, objekte shërbimi, pika shumice ushqimore, elektroshtëpiake, detergjentësh, etj.

Inspektorët tatimorë, Metjon Bijo, Petrit Ahmetaj, Jani Berukas, Tefik Mallkuci, Valentin Lokaj, Petrit Ahmetaj, Mensur Hoxha dhe Trendafil Tarja, shfrytëzonin në zona të ndryshme njohje me persona të veçantë, të cilët i njoftonin për kontrollet “e befasishme” që të merrnin masat për të mbyllur bizneset e tyre derisa të përfundonte kontrolli, si edhe të njoftonin edhe tregtarë të tjerë për këto kontrolle, por në çdo rast, “tregtarët duhet të respektonin inspektorët”, gjë e cila krijon dyshime të forta për veprime korruptive me para nën dorë.

“Sugjeruesit” u kërkonin inspektorëve tatimore që të “groposin” pika bastesh apo biznese të ndryshme, duke nënkuptuar se mund të ishin biznese rivale ose që nuk kishin pranuar “të respektonin” me para nën dorë inspektorët. Ndër shkeljet përmenden; kontrolle fiktive, kontrolle pa evidentuar shkeljet, si mungesë dokumentacioni, mungesë personash të regjistruar si të punësuar, etj. Gjithashtu, në raste të ndryshme, nuk janë sekuestruar pajisje dhe makineri lojërash fati të palicencuara ose, në disa raste, sekuestroheshin makineri të prishura, për të “justifikuar” kontrollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat