Filialet e bankave greke futen në karantinë

Shqipëria

Filialet e bankave greke futen në karantinë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 15:27

Filialet e bankave greke në vendin tonë rrezikohen nga kriza financiare e shtetit helen.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se filialet e bankave greke të nivelit të dytë në Shqipëri, Bullgari, Qipro, Rumani, Serbi, Turqi dhe në Maqedoni janë futur në karantinë nga bankat qendrore të këtyre vendeve.

Banka e Shqipërisë dhe bankat qendrore të vendeve të ngjashme kanë kërkuar nga filialet e bankave greke të mos përfshihen në transaksione, bono thesari, depozita të thesarit në bankat greke dhe kredi, në mënyrë që të mos ekspozohen ndaj rrezikut grek.

Bankat greke të nivelit të dytë kanë rreth 2500 filiale në vendet e Ballkanit dhe më shumë se 40 mijë të punësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat