Durrës, arkeologët: Restaurimi i monumenteve lë për të dëshiruar

Shqipëria

Durrës, arkeologët: Restaurimi i monumenteve lë për të dëshiruar

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:12

Nga të paktën 30 monumente kulturore e arkeologjike te vizitueshme në Durrës para viteve 1990, sot numri i tyre eshte reduktuar ndjeshëm.

Ekspertët e arkelogjisë flasin për degradim te aseteve kulturore të qytetit të Durresit.

Fatos Tartari, arkeolog: Para vitit 1990 , monumentet kulturore rreth 30 prej kanë qenë të vizitueshme në dimër e verë. Ndërsa sot numri i tyre është i pakët, mirëmbajtja lë për tu dëshiruar ashtu dhe restaurimi lë për të dëshiruar.

Që jo të gjithe monumentet janë të vizitueshme, për shkak të degradimit të tyre ndër vite, pranohet edhe nga drejtori i Monumenteve Kombëtare Durrës Ledion Lako.

Aktualisht për të prezantuar monumentet historike të Durrësit, po vihen në zbatim projekte që do mundësojnë vizitat në hamamin mesjetar dhe shtëpinë ku ka banuar Fan Noli, monumente te cilat aktualisht jane te mbyllura per publikun, gjate gjithe vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat