Rruga e Kombit, Mirditorët kundër taksimit: Në fillim të sistemohen akset dytësore

Shqipëria

Rruga e Kombit, Mirditorët kundër taksimit: Në fillim të sistemohen akset dytësore

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:03

Vendimi që pritet të marrë Qeveria Shqiptare për të dhënë me konçesion Rrugen e Kombit, nuk është pritur aspak mirë nga banoret e Mirdites, zone e cila përshkohet nga 80 km e këtij aksi rrugor.

Banorët janë të gjithë njëzëri, duke deklaruar se e kanë të pamundur që të paguajnë taksa sa herë që të kalojnë në këtë segment rrugor. Sipas tyre më parë duhet të riparohen rruget dytësore.

Banorët: “Gjithë infrastruktura dytësore ëshët tërësisht jashtë funksioni. Pa u ndërtuar kuadri ligjor është shumë e përshpejtuar taksimi. Duhen rrugë dytërsore pasi nuk kam mundësi të paguaj taksën sa herë të kaloj”
Në të njejten linjë janë edhe drejtues vendor dhe intelektulët e zones, të cilët shpjegojnë se infrastruktura në këta fshtra i izolon plotësisht. Sipas tyre, pasi të ngrihet infrastruktura, mund të bëhet taksimi i rrugës së Kombit.

Gjergj Marku:“I duhet çdo fshatari të Mirditës të paguajë taksë. Kjo është e pamundur. Rrugët dytësore nuk kalohen as me tank.”

Janë me dhjetëra fshatra në Mirditë që përdorin Rrugën e Kombit, në mungesë të akseve dytësore.
Ndërkohë shumë prej banorëve kanë dëmtuar superstradën me hapjen e hyrje-daljeve të paligjshme për të lehtësuar kalimin nga njëri krah në krahun tjetër, në mungesë të mbi apo nënkalimeve pranë fshatrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat