Pensionet, dokumentet që ju duhen të shmagni rradhët në ISSH

Shqipëria

Pensionet, dokumentet që ju duhen të shmagni rradhët në ISSH

Më: 19 prill 2015 Në ora: 12:00

Të moshuarit shprehin shqetësimin se për plotësimin e dokumentacionit sorolloaten nga një zyrë në tjerën për shkak të listës së gjatë të dokumenteve dhe dëshmive. Në zyrat e ISSH-së ka rradhë ndërsa ky institucion ka publikuar dokumentet që duhen plotësuar për marrjen e një pensioni të plotë pleqërie.
Në zyrat e reja të hapura në Tiranë ku pensionistët dorëzojnë dokumentet për përfitimin e pensioneve apo për të marrë vertetim pensionisti, ndeshen me rradhë të gjata. Të moshuarit thanë se sollaraten nga një zyrë në tjetrën për të përfituar pension.
“ 35 vjet punë dhe sot jam me këto shkopinj. S’mund të pres në këtë mënyrë, gjithë tiranën e kam marrë në këmbë” thotë një e moshuar.
Po në të njëtën vështirësi, ndeshin edhe për marrjen e pensionit social që përfitohet për herë të parë këtë vit.
Po çfarë dokumentesh duhet të plotësojë një pensionit?
Për të përfituar pension të plotë pleqërie përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendjen civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të pleqërisë.
Ai duhet të paraqesë:
a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
b) Certifikatë e gjendjes familjare
c) Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe certifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijët që nuk figurojnë në certifikatën e gjendjes familjare.
d) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë: – Libreza e punës. – Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj si dhe dokumente të tjera që lidhen me për periudhën e sigurimit, e lëshuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat