Lushnje, sot IKMT shpërthen me tritol ndërtesën 3 katëshe

Shqipëria

Lushnje, sot IKMT shpërthen me tritol ndërtesën 3 katëshe

Më: 19 prill 2015 Në ora: 11:16

Mesditën e sotme IKMT do të kryejë shpërthim të kontrolluar në një ndërtesë 3 katëshe në afërsi të Rrogozhinë në vendin e quajtur Bishti i Zhurit.

IKMT dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë vendosur rreth 50 kilogram lëndë shpërthyese e lloji C4 gjatë ditës së djeshme ndërsa sot do të kryhet shpërthimi i kontrolluar.

Në qytetin e Lushnjës dhe në autostradën Rrogozhine – Fier janë mbi 90 objekte që preken nga vendimi i qeverisë për shpronësimin e tyre.

Deri më sot në aksin Rrogozhinë-Fier janë shembur rreth 50 ndërtesa ndërsa aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, për rreth 40 objekte te tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat