Lushnjë, Crown Agents aksion me mbledhje pishash në parkun kombëtar të Divjakës

Shqipëria

Lushnjë, Crown Agents aksion me mbledhje pishash në parkun kombëtar të Divjakës

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:57

Crown agents, kompania kontraktore e qeverisë shqiptare për mbikqyrjen e doganave, ka ndërmarre në fundjavë një aksion per shtimin e fondit pyjor në parkun kombëtar të Divjakës. Punonjësit e këtij programi, si dhe drejtuesit në bashkëpunim me drejtorinë e parkut kombetar Divjakë-Karavasta, kanë mbjellë rreth 700 rrënjë fidane e pisha.

Përfaqësues të kompanisë si dhe vullnetarë të zonës së Divjakës, janë përfshirë në një punë disa orëshe për mbjelljen e këtyre fidanëve për shtimin e sipërfaqeve me pyje pranë bregdetit.

Ndërkohë në Elbasan drejtoria pyjore ka sekuestruar rreth 100 m kub dru të prera nga kontrabanduesit, ndaj të cilëve ka nisur dhe procedimi penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat