PD zyrtarizon kandidaturat e Dibrës e Sarandës. Basha sot në Shkodër prezanton Ademin

Shqipëria

PD zyrtarizon kandidaturat e Dibrës e Sarandës. Basha sot në Shkodër prezanton Ademin

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:06

Partia Demokratike zyrtarizoi sot, 19 prill 2015, kandidaturat për bashkinë e Dibrës dhe të Sarandës.
Kreshnik Bozho është kandidati i PD-së për Sarandën duke qenë në garë përballë Floriana Kokës kandidate e PS-së.

Ndërsa në Dibër PD zyrtarizon Ilir Krosin për të marrë një mandat të dytë në këtë bashki, përballë tij është Shukri Xhelili i PS-së.

Po sot kreu i PD-së Lulzim Basha do të udhëtojë drejt Shkodrës për të prezantuar kandidaten Voltana Ademi.

Ndërsa një ditë më parë në qytetin e Korcës prezantoi Gjergji Meron gjatë një proteste të zhvilluar në këtë qytet.

Basha shigjetoi kryeministrin Rama dhe kreun e kuvendit Ilir Meta si njerëz që veprojnë me dy standarte me njerëzit afër pushtetit dhe ata që janë pa mbështetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat