Vjedhja e energjisë, arrestohen 9 persona, 16 në kërkim

Shqipëria

Vjedhja e energjisë, arrestohen 9 persona, 16 në kërkim

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:04

Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së për identifikimin e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 31 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 9 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 16 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Policia dhe OSHEE ka kryer kontrolle në 4.395 raste, nga të cilat janë ndërprerë 2.479 lidhje të abonentëve debitorë dhe 31 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 91 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE deklarojnë se, janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat