Rama koalicion me partinë e Mark Frrokut

Shqipëria

Rama koalicion me partinë e Mark Frrokut

Më: 19 prill 2015 Në ora: 08:36

Marrëveshja e koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste regjistron 40 parti të majta, të qendrës dhe të djathta, ku bie në sy pjesëmarrja e PDIU-së, e FRD-së, por dhe e kristiandemokratëve të Mark Frrokut, apo e Partisë Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës.

Koalicioni i drejtuar nga PS ka në përbërje dhe tri parti komuniste të ekstremit të majtë, ndërkohë që Marko Dajti është larguar nga ky koalicion. Por, brenda të majtës nuk përjashtohet dhe një pol i ri i përbërë nga disa parti, nëse bisedimet me PS nuk do të dalin të suksesshme.Partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës mund të bashkëpunojë në këto zgjedhje me Paskal Milon dhe Skënder Gjinushin, nëse këta të fundit do të refuzohen nga Partia Socialiste. Pritet që këtij grupimi t’i bashkohet dhe Fronti i Majtë që drejtohet nga Marko Dajti.

Sot, koalicioni i majtë i kryesuar nga Partia Socialiste do të prezantojë 61 kandidatët për kryetarë bashkish në një dalje të përbashkët, që do të thotë se ndarja për krerët e bashkive ka përfunduar brenda së majtës.

Partia Socialiste e Shqipërisë EDI RAMA
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ILIR META
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet SHPËTIM IDRIZ
Fryma e Re Demokratike BAMIR TOPI
Partia Social Demokrate SKËNDER GJINUSHI
Aleanca Arbnore Kombëtare GJET NDOJ
Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane VALENTIN MUSTAKA
Partia Ambjentaliste NASI BOZHEKU
Partia Ardhmëria Shqiptare EMIN SUBASHI
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet GAQO APOSTOLLI
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar ZANE LLAZI
Partia Demokratike Integrim e Prosperitet HALIM SEITAJ
Partia e Çështjeve Shqiptare BUJAR SHURDHI
Partia e Gjelbër EDLIR PETANI
Partia e Pajtimit Kombëtar SPARTAK DOBI
Forca Rinia DRITAN BOKA
Partia e Punës e Shqipërisë MUHARREM XHAFA
Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë SKËNDER HALILI
Partia Unitetit Kombëtar IDAJET BEQIRI
Partia G99 ERVIN METE
Partia Komuniste e Shqipërisë QEMAL CICOLLARI
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori PRENG ÇUNI
Partia Kristiandemokrate MARK FRROKU
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim NIKOLIN STAKA
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve ASTRIT KOSTURI
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve YMER KURTI
Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë YZEIR FETAHU
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar AFRIM JESHILI
Partia Rruga e Lirisë KURT KOLA
Partia Shqiptare Atdheu KRESHNIK OSMANI
Partia Social Punëtore e Shqipërisë RAMADAN NDREKA
Partia Socialiste e Moderuar GJERGJ KOJA 33- PSV ‘91 PETRO KOÇI
Partia Toleranca e re e Shqipërisë AVDI KECI
Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë OSMAN MEMA
Partia Ligj dhe Drejtësi SPARTAK NGJELA
Partia Lëvizja punëtore Shqiptare SHEFQET MUSARAJ
Partia Aleanca Demokristiane ZEF BUSHATI
Partia Demokracia e Re Europiane KOÇI TAHIRI
Partia Aleanca Demokratike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat