Veliaj për Tiranën, Bushati: Nuk pati kundërshtime nga senatorët

Shqipëria

Veliaj për Tiranën, Bushati: Nuk pati kundërshtime nga senatorët

Më: 18 prill 2015 Në ora: 23:45

Deputeti socialist i Tiranës, Ervin Bushati, tha në studion e Ora News se senatorët nuk kanë kundërshtuar kandidaturën e Erion Veliajt.

Por për skepitikët ndaj propozimit të Veliajt në garën për kryeqytetin Bushati risolli në kujtesë ardhjen e Edi Ramës në krye të PS.

Ai shprehu besimin në fitoren e Veliajt, ndërsa e cilësoi Bashë një kryebashkiak në hije.
Bushati: “ Unë mendoj që ka pasur kandidati, ashti siç do të kishte çdo kandidat tjetër mbështetjen e të gjithë forcës politike. Në radhë të parë kandidatët ishin kaq afër sa nuk mund të ketë pakënaqësi, mund të ketë preference subjektive ose personale , të gjithë i kemi këto nuanca në vetvete. Prandaj ishte kaq e afërt gara, se ishin pothuajse të diskutueshëm. Por mendoj se në momentin që vendoset dhe është vendimarrëse bindëse dhe për këtë janë dakord të gjithë në PS. Unë nuk e di se mund të jetë kjo ideja, por në momentin që vendoset dhe është vendimarrje politike patjetër që të gjithë janë në të njëjtën anije dhe do ketë mbështetjen maksimale. Kush e mendonte se Edi Rama do të kishte mbështetjen e senatorëve, po ja ku janë sot. Është një fjalë më shumë mediatike se unë nuk e di se ku fillon dhe ku mbaron koncepti senatorial po, kush e mendonte që në atë kohë Edi Rama në vetvete siç është dhe ky rast sot do të kishte një mbështetje të tillë dhe do kishte këtë lloj dimensioni tjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat