Tragjike: 50 mijë persona largohen nga Shqipëria. Bojkot qeverisë dhe zgjedhjeve

Shqipëria

Tragjike: 50 mijë persona largohen nga Shqipëria. Bojkot qeverisë dhe zgjedhjeve

Më: 18 prill 2015 Në ora: 22:05

Shqiptaret po largohen masivisht ne emigracion. Sipas nje studimi te INSTAT ne vitin 2014, reth 50 mije shqiptare kane lene Shqiperine, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Shifrat e largimit te kujtojne eksodin masiv, pas renies se komunizmit.

Numrat tregojne se shqiptaret kane humbur shpresen dhe po largohen ne mase drejt vendeve te Bashkimit Europian.

Sipas nje studimi te INSTAT ne vitin 2014, reth 50 mije shqiptare kane lene shqiperine, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Rreth 72% e te intervistuarve renditen papunesine ne vendin e pare si arsyen kryesore e braktisjes se vendit te tyre.

Nderkohe qe ne 2014 ky fenomen kaloi pa bere shume zhurme, situate ne tremujorin e pare te 2015, vuri ne levizje shume faktore.

Alarmin e pare e dhane autoritetet gjermane, teksa publikuan nje liste ku vendi yne renditej i treti ne bote me rreth 7000 krkesa per azil vetem ne tre muajt e pare te ketij viti.

Nderkohe qe nga autoritetet shqipatre nuk pati as nje reagim, alarmi i radhes erdhi vetem nje dite me vone nga zv drejtori i policise austriake Franz Lang, i cili tha se mbrapa ketij fenomeni qendron krimi i organizuar, dhe se autoritetet policore europiane kane ndaluar me shume se 100 persona.

Por duket se keto thirje nuk kane sherbyer per asgje.

Situata e renduar ka detyruar drejtorin e sapo emeruar ne krye te Policise se Shtetit, Haki Cako, qe te marre masa urgjente, Cako tha se Shqiperise mund t’i rikthehet regjimi i vizave.

Edhe zv drejtori i pergjithshem i policise kufitare dhe te migracionit Genc Merepeza shpjegoi se ky rrezik eshte real, dhe se kjo masa nuk eshte marre vetem per faktin se vendi yne paranon te gjithe te deportuarit nga vendet e bashkimit europian.

Nderkohe qe pasojat e ketij eksodi mund te zhbejne nje standard qe shqiptaret e kane arritur me shume mund ne 2010, levizjen e lire pe vendet e zones shengen, ky ceshtje duket se nuk e shqeteson shume kryeministrin Edi Rama, teksa limotohet te beje vetm nje apel duke thene se shqiptaret po mashtrohen nga disa elemente kriminal./ABC

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat