Kushtet e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani (Video)

Shqipëria

Kushtet e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani (Video)

Më: 18 prill 2015 Në ora: 21:37

Numri atyre që kthehen është shumë më i vogël se numri i atyre që vijojne të ikin me të gjitha mënyrat në drejtim të Gjermanisë, apo edhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Rrëfimi i një prej të kthyerve për jetën e vështirë në kampe dhe pamundësinë për të fituar azilin e ëndërruar, vijnë edhe pamjet e para nga kampet e ngritura nga autoritetet gjermane.

Në kampe shihen çadra të ngritura për të pritur azilkërkuesit nga Shqipëria. Të gjithë bashkë mbahen në shtretër, u jepet ushqim tre herë në ditë, ndërsa të gjithë janë në pritje të përgjigjjes për të fituar azil.

Përgjigjja gjithmonë është negative, por duket se periudha disamujore e pritjes ka shtuar zërat e trafikantëve në Shqipëri, që thirrjeve për të mos u nisur si azilantë, i përgjigjen me pyetjet se përse autoritetet gjermane nuk i kthejnë të gjithë menjëherë.

Ndërsa procedurat zgjasin deri në dhënien e pergjigjjes, “JO” azilantët nga Shqipëria vendosen në ambiente të ngjashme.

Edhe ata që ishin vendosur në ndërtesa përkohësisht për shkak të dimrit të egër, janë rikthyer në çadra, ku ju kërkohet largimi vullnetarisht dhe nëse qëndrojnë bëhet dëbimi forcërisht me penalitetin për të mos shkelur për një kohë të gjatë në hapësirën Shengen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat