Fatos Nano tërheq 12 deputet socialistë dhe demokrat në Partrinë E Majta e Bashkuar

Shqipëria

Fatos Nano tërheq 12 deputet socialistë dhe demokrat në Partrinë E Majta e Bashkuar

Më: 18 prill 2015 Në ora: 21:27

Rreth 12 deputet kryesisht socialist por edhe dy demokrat priten ti bashkohen Partisë E Majta e Bashkuar me lider Fatos Nanon. Mes deputetëve bien në sy emrat e Fatmir Xhafës, Ben Blushit, Tom Doshit, Bashkim Finos etj. Kuesaj partie po i bashkohet edhe ish-presidenti Mejdani dhe Moisiu, ish-deputeti Arben Malaj.

Fatos Nano ka lobuar fort duke afruar pranë vetes disa figura të rëndësishme aktuale të PS si Ben Blushi, por edhe nga ato me peshë në historinë e socialistëve si ish-Presidenti Rexhep Mejdani apo dhe Arben Malaj disa herë ministër dhe disa figura të tjera, që kanë staturë të rëndësishme në zona lokale.

Fatos Nano e Ben Blushi po përgatiten që të themelojnë një parti të re. Ky lajm bëhet me dije për “Shqiptarja.com” nga burime pranë nismëtarëve që po merren me krijimin e kësaj partie të re.

Sipas të njëjtave burime, edhe pse grupi organizator do të fillojë së shpejti punën, partia e re do të krijohet pas përfundimit të zgjedhjeve vendore. Ish lideri historik i Partisë Socialiste ka kohë që kërkon të rikthehet në politikë, por këtë herë duket se e ka më seriozisht.

Nano ka lobuar fort duke afruar pranë vetes disa figura të rëndësishme aktuale të PS si Ben Blushi, por edhe nga ato me peshë në historinë e socialistëve si ish-Presidenti Rexhep Mejdani apo dhe Arben Malaj disa herë ministër dhe disa figura të tjera, që kanë staturë të rëndësishme në zona lokale. Për sa i përket emrit të partisë së re, burimet thanë se kjo është lënë për një moment të dytë, pasi tani po merren me organizimin e saj. /opozita.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat