Arben Tafaj, kërkon t’u marrë votat tironsve me shprehje katnarësh: “Tiranës i pikon çatia, do jem usta i mirë”

Shqipëria

Arben Tafaj, kërkon t’u marrë votat tironsve me shprehje katnarësh: “Tiranës i pikon çatia, do jem usta i mirë”

Më: 18 prill 2015 Në ora: 20:25

Arben Tafaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit do bëjë fushatë shtëpi më shtëpi dhe do mbledhë firmat deri në fund të afatit.

Kështu ka deklaruar ai, teksa ishte i ftuar në rublikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24.

Tafaj shprehet se ambicia e tij për të garuar për Tiranën nuk është e ekzagjeruar, ndërsa thotë se kandidimi vjen në kohën e duhur.

“Kandidimi për Tiranën nuk është ambicie e ekzagjeruar. S’kam pasur probleme me regjistrimin në KQZ. Do mbledh firmat deri në fund të afatit, politikës i mungon një kandidaturë si e imja”, tha Tafaj.

Ai deklaroi ndër të tjera se, garat e forta janë për burra të fortë. “Gara nuk duhet të jetë një ring ku të baltosim njëri-tjetrin”.

Tafaj tha më tej se kryeqyteti ka mjaft probleme, ndërsa shtoi se do shpalosë programin e tij me nisjen e fushatës. “Tirana është qytet me problematika të mëdha, i pikon çatia, unë premtoj se do jem usta i mirë”.

Tafaj deklaroi se prej 15 vitesh kryeson shoqatën “Tirana”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat