Grabiti 713 mln lekë, por nuk ka para as për të shlyer kredinë

Shqipëria

Grabiti 713 mln lekë, por nuk ka para as për të shlyer kredinë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 20:09

Ai është një prej të akuzuarve kryesorë për grabitjen e Thesarit të Bankës së Shqipërisë dhe prokuroria ka kërkuar një dënim me 20 vjet burg. Por, edhe pse dyshohet se Ardian Britraj ka grabitur një pjesë të mirë të shumës prej 713 milionë lekë, sërish ai nuk ka paguar kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë.

Vetëm pak muaj pas arrestimit për akuzën e vjedhjes, banks e nivelit të dytë kërkon bllokimin e garancisë së kredisë për një shumë prej 6.2 milionë lekë të vjetra të marrë nga Bitraj.

Kredia, sipas bankës është marrë në gusht të vitit 2008 dhe kredimarrësi nuk i ka shlyer këstet, duke detyruar bankën në mars të këtij viti të kërkojë bllokimin e pronës së lënë garant. Me kërkesë të bankës, gjykata ka lëshuar urdhrin për bllokim të pronës, që pritet të ekzekutohet nga përmbarimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat