Qarkullimi rrugor, ndëshkohen 453 drejtues mjetesh brenda javës

Shqipëria

Qarkullimi rrugor, ndëshkohen 453 drejtues mjetesh brenda javës

Më: 18 prill 2015 Në ora: 18:36

Nëntë persona janë arrestuar gjatë kësaj jave nga policia e Vlorës, për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, pasi janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë.

Gjithashtu nga Policia e Qarkullimit Rrugor gjatë kësaj jave, janë ndëshkuar me masa administrative 453 drejtues mjetesh.

Nga këta, 203 janë drejtues për qëndrim të gabuar të mjetit, 84 drejtues për mos mbajtje të rripit të sigurimit, 102 drejtues për përdorim të telefonit, 20 për xhama të zinj dhe 21 drejtues të tjerë për shkelje të tjera të ndryshme.

Po ashtu janë tërhequr 16 leje qarkullimi si dhe 3 leje drejtimi të pezulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat