Federata e Europiane e Konsujve, një përfaqësi takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta

Shqipëria

Federata e Europiane e Konsujve, një përfaqësi takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta

Më: 18 prill 2015 Në ora: 16:33

Për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri një përfaqësi e Federatës Europiane të Konsujve të Nderit, kryesar nga Presidenti i Federatës Wolfgang Breitenhaler.
Anëtarë të këtij asosacioni europian, pjesë e të cilit u bë edhe shoqata e konsujve të nderit në Shqipëri, po qëndrojnë për takime disa ditore ne Tiranë.
Konsujt e nderit europian, të shoqëruar nga kreu shoqatës së konsujve të nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi u pritën në një takim të veçantë, nga Kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Numri 1 i Parlamentit, shprehu besimin e tij në kapacitetet e konsujve të nderit, për të çuar një hap përpara procesin e integrimit të vendit në BE.
Ai shprehu kënaqësinë e tij, që Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri, ka qenë mjaft aktive që nga themelimi i saj.
Si një ish-ministër i Jashtëm, Meta tha se e njeh mirë rolin e konsujve të nderit veçanërisht për një vend të vogël si Shqipëria, që nuk ka kapacitete për të hapur ambasada në çdo shtet. Mbi këtë arsye, ai vuri theksin tek nevoja për të gjetur njerëzit e duhur për detyrën e konsujve të nderit, në funksion të forcimit të marrëdhenieve mes Shqipërisëë dhe vendeve që ata përfaqësojnë.
Nga ana e tij, Presidenti i Federatës Europiane të Konsujve Wolfgang Breitenhaler u shpreh optimist se Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri do të jetë një partner i fortë për këtë organizëm europian.
Ai shprehu bindjen se qeveritë duhet të përdorin këtë rrjet konsujsh për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve. Breitenhaler gjithashtu vlerësoi punën e shoqatës së konsujve në Shqipëri dhe tha se mirëpret forcimin e bashkëpunimin.
Ndërsa, Presidenti i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi, teksa falenderoi kryeparlamentarin Meta për këtë takim, vuri në dukjse se që nga krijimi, shoqata që ai drejton ka bërë një punë dinamike për tu bërë një zë i fortë i konsujve në Shqipërisë.
Ai shprehu angazhimin e plotë të shoqatës për çdo kontribut për fuqizimin e punës së jashtëzakonshme që çdo konsull kryen në mbarë Europën.
Në përfundim të bisedës, presidenti i Federatës Europiane të Konsujve Ëolfgang Breitenhaler dha këtë impresion për takimin.
“Kreu i Kuvendit është një mbështetje e fortë për shoqatën e konsujve. Duke qënë se ai ka mbajtur 2 herë detyrën e minsitrit te Jashtëm ai e di rëndësinë që ka rrjeti i konsujve të nderit në Shqipëri dhe jashtë saj. Dhe do doja që edhe në vende të tjera europiane kreu i Kuvendit të kishte të njëjtën eksperince por edhe vlerësim për punën e konsujve të nderit “, tha ai.
Ai vlerësoi me nota të larta aktivitetin e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri.
“Ne kemi parë se Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri është shumë e njohur nga qeveria shqiptare dhe e mbështet fuqishëm për të vepruar me sukses. Si president i Federatës Europiane te Konsujve të Nderit mund të them se ne nuk e kemi pritur një mbështetje të tillë. Po ashtu vlerësojmë shoqatën e konsujve për mirëpritjen që na ka bërë “, vijoi ai.
Axhenda e Federatës Europiane të Konsjve të Nderit do të vijojë me një takim të rëndësishem të saj, mbledhjen e bordit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat