Kompensimi i energjisë, ja lista e dokumentacionit që duhet plotësuar

Shqipëria

Kompensimi i energjisë, ja lista e dokumentacionit që duhet plotësuar

Më: 18 prill 2015 Në ora: 16:30

Një pensionist apo një kryefamiljar që ka persona me aftësi të kufizuar i duhet një punë e gjatë për plotësimin e një sërë dokuemtacionesh për të përfituar kompesimin për energjinë elektrike. Nëndrejtori i ISSH-së, Astrit Hado, tha se shuma e kompesimit prej 648 lekë kreditohet çdo muaj dhe nuk ka vonesa.
Tiranë-Kryefamiljarët që kanë invaliditet të plotë, ata që kanë anëtarë të familjes me aftësi të kufizuar, kryefamiljarë pensionistë, janë përfitues të kompensimit të energjisë me vendim qeverie.
Por këto kategori për marrjen e një kompesimi në masën 648 lekë në muaj duhet të plotësojnë një sërë dokumentash që për një pensionist është e vështirë të shkoj zyrë më zyrë për të plotësuar dosjen e plotë.
Nën/drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha se asnjë përfitues nuk merr kompesim pa këtë listë dokumentash.
Hado: “ Ky kompensim ofrohet për të gjithë pensionistët që janë kryefamiljarë, që janë të vetëm, ose janë vetëm dy pensionistë në familje, si dhe për pensionistët kryefamiljarë që kanë persona në ngarkim që i kanë në moshë madhore pune, por janë punëkërkues të papunë. Procedura për ta përfituar këtë lloj kompensimi është të vinë pranë sporteleve të Agjencive të Sigurimeve Shoqërore, të sjellin dokumentacionin e nevojshëm”.
Dokumentacioni
-Çertifikatë famijare që vërteton statusin e të qenit kryefamiljar
-Kontratën që kanë me Entin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike
- librezën e dritave, ose një faturë që do të thotë që atë energji që e konsumojnë e paguajnë
- për rastet kur kanë familjarë të papunë, vërtetimet përkatëse që tregojnë se janë punëkërkues të papunë
Hado mohon që marrja e kësaj pagese të jetë e vonuar.
Deri në qershor është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacioneve për marrjen e kompesimit.
Janë 81 mijë familje të cilat do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për kompensimin financiar si pasojë e heqjes së fashës 300 kë për energjinë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat