PD hap fushatën elektorale

Shqipëria

PD hap fushatën elektorale

Më: 18 prill 2015 Në ora: 12:57

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur fushatën elektorale në qytetin e Korçës. Edhe pse zyrtarisht fushata nuk ka nisur ende, Basha e përqendroi retorikën e tij tek “21 qershorit”. Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’i thonë me vota “ndal” sjelljes së qeverisë.

“Ata votues të majtë të tradhtuar në shpirt... kanë 1 mijë arsye për të thënë jo, për të dhënë votën e tyre kundër”, u shpreh Basha. “Ne vijmë tek ju me më të mirin e kësaj krahine me profesorin Gjergji Mero. Duke votuar për Gjergji Meron votoni për hallet tuaja dhe për zgjidhjen e tyre. Kandidatët kanë kontratë më ju dhe jo Partinë Demokratike.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat