Largimet për azil, Policia e Shtetit blindon kufijtë

Shqipëria

Largimet për azil, Policia e Shtetit blindon kufijtë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 23:20

Largimet masive të shqiptarëve në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian për azil, ka rritur vigjilencën e Policisë së Shtetit në pikat kufitare.

Për të parandaluar largimet, Policia e Shtetit ka blinduar pikat doganore.

Kreu i policisë së Shtetit, Haki Çako, që më datë 10 prill ka nxjerrë një urdhër të brendshëm drejtuar 12 drejtorive të policisë në qarqe.

Në këtë urdhër Çako jep alarmin se fluksi i kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian rrezikon seriozisht lëvizjen e lirë në zonën shengen, ndaj edhe kërkon angazhim serioz për të parandaluar largimet.

Ai kërkon ndër të tjera që të mos lejohet lëvizja e asnjë personi në zonën shengen pa qenë të pajisur me shumën e parave që nevojiten dhe adresën e saktë të destinacionit.

Policia ka nisur të hetojë disa agjenci turistike për mashtrim, pasi pikërisht prej disa njoftimeve të tyre nisën largimet masive drejt shteteve evropiane, kryesisht drejt Gjermanisë ku kërkesat për azil muajit e fundit ka shkuar me mijëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat