Debitorët e energjisë, ndryshon skema e shlyerjes së faturave

Shqipëria

Debitorët e energjisë, ndryshon skema e shlyerjes së faturave

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:21

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një skemë të re për shlyerjen e faturave të prapambetura, pas mbylljes më 31 mars të skemës së parë.

OSHEE-ja ndërpreu kontratat me rreth 5 mijë debitorë për shlyerjen me këste të borxheve që kishin ndaj institucionit për energjinë.

Shkak për këtë penalizim është bërë mosrespektimi i afateve kohore, siç e parashikonte kontrata.

Por, me marrëveshjen e re, abonentët nuk kanë mundësi të përfitojnë 80% falje të kamatvonesës, por 50% të saj. Shtrirja në kohë e pagesës do të jenë në varësi të shumës së borxhit e ndarë në katër modele.

Në vetëm dy ditë që ka marrë zbatim kjo skemë, janë lidhur 260 akt – marrëveshje.

Paralelisht me skemën për abonentët familjarë, po aplikohet edhe skema e pagesës me këste nga bizneset, ku nga janë lidhur mbi 5 mijë kontrata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat