Kandidatet femra per postin e kryebashkiakeve!

Shqipëria

Kandidatet femra per postin e kryebashkiakeve!

Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:28

Miranda Rira ka lindur në vitin 1981 në Librazhd, është e martuar dhe është nënë e një vajze. Ajo është diplomuar në vitin 2007 në degën Filozofi-Sociologji, më pas ka mbaruar Masterin po në këtë degë, ndërkohë që studimet e Doktoraturës i ka mbyllur në Universitetin “Ghent”, në Belgjikë. Nga viti 2014 Rira është Lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Ndërkohë që që prej vitit 2012 ajo është edhe Lektore me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Sociologjisë. Që prej vitit 2012 Miranda Rira shërben si Drejtoreshë dhe Trajnuese në Shoqatën për “Mbrojtjen e Grave Rurale”, Elbasan. Rira bën pjesë në Grupin Parlamentar të LSi dhe aktualisaht është deputete e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë.

Majlinda Bufi është kandidatja e së majtës për Bashkinë e Roskovecit, Ajo ka lindur në vitin 1972 në Fier është e martuar dhe ka mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës në fakultetine Inxhinjerisë së Ndërtimit. Bufi ka bërë ëdhë një fakultet të dytë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në degën Politikë Agrare. Nga viti 2000-2009 ka qenë drejtoreshë teknike në “ANB” shpk Fier, e nga viti 2011-2013 ka mbajtur postin e administratores në “Megal center” shpk, Fier. Bën pjesë në grupin parlamentar të PS dhe është aktualisht është deputete e qarkut të Fierit në Kuvendin e Shqipërisë.

Rajmonda Balili është një tjetër kandidate për bashkinë e Patosit që vjen e konfirmuar nga e majta. Balili është e martuar dhë është nëna e një djali të vogël. Ajo kërkon të rikonfirmohet edhe për katër vitet e ardhshme në krye të bashkisë së Patosit pasi aktualisht është duke mbajtur postin e kryebashkiakes që prej vitit 2011.

Diana Mile ishte vendimi surprizë i LSI për Bashkinë e Pogradecit. Ajo ka lindur në Pogradec, është arkitekte, dhe është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës. Që prej vitit 2013 ajo është administratore në Dandelion Shpk Pogradec si dhe drejtoreshë e Shtëpia e Gjelbër NGO. Aktualisht ajo ushtron profesionin e saj si arkitekte dhe është drejtuese e planait urbanistik në Pogradec.
Zamira Rami u prezantua nga ministrja Klajda Gjosha si kandidatja e së majtës për Bashkinë e Gjirokastrës. Rami ka lindur në Gjirokastër dhe prej 19 viteshështë pedagoge në Universitetin Eqrem Çabej. Ajo mban aktualisht detyrën e prefektes në Bashkinë së Gjirokastrës. “Sa më shumë gra në politikë, sa më shumë gra në vendimmarrje, aq më mirë do të jetë politika, aq më efikase do të jetë për shqiptarët”, – tha Gjosha kur prezantoi Ramin si kandidate zyrtare për Gjirokastrën.

Florjana Koka vjen gjithashtu nga e majta për të kandiduar në këto zgjedhje për Bashkinë e Sarandës. Koka është 38 vjeç, është e martuar dhe ka mbyllur studimet për gazetari. Ajo flet tre gjuhë të huaja dhe aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Bashkinë Sarandë.

Mimoza Arapi vjen nga rradhët e PDIU në aleancën e së majtës për Bashkinë e Konispolit. Arapi është e martuar, nënë e dy fëmijëve të rritur e një vajze dhe një djali. Aktualisht është drejtoreshë e një agjencie turistike.

Valbona Kola vjen gjithashtu nga rradhët e së majtës për të qenë në krye të bashkisë Klos në qarkun e Dibrës.

Adelina Farrici ka lindur në Burrel dhe kërkon rikonfirmimin në këto zgjedhje pasi ajo mban postin e kryebashkiakes që prej zgjedhjeve të vitit 2011 kur u zgjodh kryebashkiakia e parë femër për ato zgjedhje me një shumicë votash prej 56, 3 % përballë kandidatit Skënder Lleshi.

Voltana Ademi ka lindur në Shkodër, është e martuar me Franc Ademin dhe është nëna e një djali të vogël të quajtur Gjon. Ajo ka studiuar në Universitetin e Tiranës për Shkenca Kompjuterike. Ka mbaruar studimet Master “Për Qeverisjen dhe Zhvillimin Territorial” në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetin e Palermos, Itali. Ademi e ka filluar karrierën si pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Voltana Ademi ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë Shkodër gjatë vitit 2014, ndërsa në vitet 2007 – 2011 ka punuar si këshilltare pranë Këshillit të kësaj Bashkie. Ademi në vitet 2011-2013 ishte Prefekte e Qarkut Shkodër dhe në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është zgjedhur deputete e PD-së në këtë qark.

Grida Duma ka lindur në vitin 1977 dhe në familjen e saj janë tre motra. Dy motrat e tjera janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm Grida ka mbetur në Shqipëri, ku ka përparuar me karrierën e saj politike. Ajo u martua me profesorin e saj në moshën 20 vjeçare, pasi u dashuruan në fakultet, dhe fryt i martesës së tyre është një djalë. Në fakt, Grida nuk preferon të mbajë mbiemrin e bashkëshortit, por mban mbiemrin e saj. Pedagogu që u martua me studenten quhet Ilir Shqina, dhe është i njohur në diplomaci. Grida Duma dhe diplomati Ilir Shqina kanë 18 vjet të martuar dhe kanë një djalë. Disa ditë më parë u përfol divorci i çiftit, por Grida përgënjeshtroi gjithë zërat për ndarje. Grida Duma shkollën e mesme e ka bërë në Durrës dhe më pas vazhdoi universitetin e Shkencave Sociale departamenti i Filozofisë. Ndërkohë ka një master në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës. Në përfundim të qeverisjes së PD, nga viti 2011 deri në 2013 kreu detyrën e zv.ministres së Integrimit, në krah të ministres Majlinda Bregu.

Keti Bazhdari, biznesmenia e sotme, njëkohësisht një ish e përndjekur politike, u angazhua shumë kohë më parë me PS, përpara zgjedhjeve të qershorit 2013. Por duket klanet politike brenda të majtës nuk e lanë të ngjitej në karrierë. Filloi të punojë fort, por e pati të vështirë të ecë. Por Keti Bazhdari, nuk është vetëm një biznesmene e suksesshme. Nga një vëzhgim i shpejtë në profilin e saj në “Facebook”, sheh se ka një jetë sociale aktive. I pëlqejnë pushimet, por i pëlqejnë edhe aventurat. Ketin, me bashkëshortin e saj, me të cilin është lidhur zyrtarisht këto dy vitet e fundit, sipas urimeve në facebook, e shohim në plazh, por e shohim edhe në mal. Keti Bazhdari, shijon edhe ushqimet. Dhe fotot me ushqimin përpara, i ka postuar edhe në rrjetin social. Nuk është vetëm kaq, duket se ka miqësi dhe me gazetarët, siç e tregon kjo foto e postuar me gazetarin Mero Baze, kur shoqëronin për në Beograd nëntorin e kaluar, kryeministrin Rama, në takimin me autoritetet më të larta serbe. Por, ka edhe vlerësim për artistët. Keti Bazhdari nuk ka ngurruar të publikojë foton me këngëtaren Elhaida Dani, kur ajo kreu vizitën e parë në Shkodër, pasi kishte fituar “The voice of Italy”. A ndalet këtu pasioni i Keti Bazhdarit? Jo. Në tipin e aventurës, e nxjerr edhe kjo foto, ku pozon në një motorr shumë profesional, në një garë motorrësh, që nuk zhvillohet në Shqipëri. Kështu, Ketin, shkodranët e njohin për pasionin për punën me biznesin e saj. Dhe pak për politikën. Nga vështrimi i fotove, vajza që kërkon të marrë frenat e Bashkisë së Shkodrës në dorë, ka një jetë personale të pasur dhe plot buzëqeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat