Gara për bashkine, Albert Nikolla: Veliaj, njeriu i duhur për Tiranën

Shqipëria

Gara për bashkine, Albert Nikolla: Veliaj, njeriu i duhur për Tiranën

Më: 17 prill 2015 Në ora: 16:31

Vijnë reagimet e para nga intelektualët në mbështetje të kandidaturës së Erion Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Një prej tyre është profesori i filozofisë Albert Nikolla, i cili e konsideron kandidimin e ministrit të Mirëqenies Socialiste dhe Rinisë për postin e kreut të Bashkisë së Kryeqytetit si një vendim të duhur dhe që përfaqëson një mundësi të mirë për Tiranën.

“Erion Veliaj është zgjedhja e duhur për Tiranën. Një politikan i ri jashtë skemave tribale që prodhojnë politikanë artificialë, që e kanë të vështirë të jenë vetvetja. Ai përfaqëson një mundësi reale për një vizion europian të Tiranës”, shkruan Nikolla në një postim në rrjetin social Facebook, i cili njihet si njeri me bindje të djathta.

Më tej, ai vlerëson te kandidatura e Veliajt anën njerëzore të tij dhe frymën e re që ai sjell në këtë garë.

“Erion Veliaj ka pasur përherë, gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, një vëmendje thelbësore ndaj personit njerëzor që është bash thelbi i politikës. Çdo veprim politik që lë në harresë dinjitetin e personit dhe të mirën e përbashkët është i destinuar të humbasë, për këtë arsye përfshirja e Veliajt në zgjedhjet për Tiranën është rikthim tek politika autentike në këtë bashki. Frymë e re për një frymëzim të ri! Suksese për fitoren e sigurtë!”, e mbyll mesazhin e tij akademiku Nikolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat