Bujqësia, 6.5 mln € për zonat malore

Shqipëria

Bujqësia, 6.5 mln € për zonat malore

Më: 17 prill 2015 Në ora: 16:23

Një fond prej 6.5 milionë eurosh, i financuar nga qeveria gjermane dhe daneze, do të shpërndahet në zonat malore me potenciale të mëdha për zhvillimin e bujqësisë. Projekti u prezantua gjatë një takimi të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me ambasadat e Gjermanisë dhe Danimarkës në Tiranë.

Në takimin “Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë dhe të ekonomisë rurale të zonave malore të pafavorizuara”, u prezantuan skemat e fondeve. Duke falënderuar Gjermaninë dhe Danimarkës, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se fondet do të ndikojnë në rritjen e jetesës së banorëve në këto zona si dhe pritet të ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare bujqësore.

“Ky projekt parashikon injektimin e 6.5 milionë euro në zonat e varfra, ku ekzistojnë potenciale të mëdha, por të pashfrytëzuara” theksoi Panariti.

Sipas ministrit, fondet do të ndikojnë në rritjen e jetesës së banorëve në këto zona si dhe pritet të ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve shqiptare bujqësore. Fondi do të shpërndahet në 6 qarqe për 1.000 fermerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat