Keti Bazhdari prezanton platformën: S'është për politikë,por për Shkodrën

Shqipëria

Keti Bazhdari prezanton platformën: S'është për politikë,por për Shkodrën

Më: 17 prill 2015 Në ora: 16:01

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ka paraqitur një panoramë të platformës së saj. Përmes rrjetit social “Facebook”, Keti Bazhdari shkruan se themelet e kësaj platforme janë të bazuara te transparenca e cila do të ngrihet në sistem.

Duke dhënë edhe detaje të tjera, Bazhdari shkruan se shtyllat e platformës së saj janë turizmi, bujqësia dhe blegtoria, industria, Arti, kultura, sporti, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, çështjet sociale.

“Nga kjo do të përfitojnë të gjithë të majtë e të djathtë, socialistë, lsi-stë, socialdemokrat, demokrat, republikan, balliste, monarkiste, te pa parti, etj. Kjo s'është për politike, por politika për Shkodrën”- tha Keti Bazhdari.

"Pershendetje te gjitheve! Ne po punojme fort qe te realizojme nje fushate sa me pozitive e civile qe te jete e mundur duke qendruar larg klisheve banale, pengmarrese me deklarata e veprime qe perhapin panik nder njerez, relativizojne vlerat dhe orientojne gabim elektoratin. Elektorati s'mund te trajtohet si nje grumbull tifozesh qe ndjekin nje ndeshje futbolli e kur mbaron secili shkon ne shtepi te vet, dhe ku askush nuk kerkon llogari dhe as mban pergjegjesi per vazhdimin.

Ne takojme cdo dite me qindra qytetare te angazhuar ne fusha te ndryshme, si arsim, shoqeri civile, institucione te artit, te kultures, agrobiznesi, do vazhdojme me operatoret turistike, me mjek e infermjer, me gra e burra nga biznesi, me qytetare te vetepunesuar dhe te papune per t'i folur vetem per Shkodren, per alternativat e zhvillimit ne bashkine e madhe, jashte cdo presioni dhe euforie politike. Per kete jane deshmitare me mijra zonja dhe zoterinj qe punojne e kontribuojne cdo dite per Shkodren dhe qe deri ne keto momente jemi takuar personalisht. Kjo rruge e nisur nuk ndalet nga askush. Per asnje moment nuk kam pranuar te afrohem dhe te politizoj as edhe nje institucion, por askush s'mund te ndaloje askend te beje perpjekjet e veta maksimale per te kontaktuar me sa me shume qytetare per te perhapur nje fryme tjeter. Pikerisht at fryme qe kundershtari politik e dron me shume se asgje tjeter. Fryma jone eshte indiference ndaj doktrinave qesharake qe e kane mbajtur peng Shkodren per dekada, lufte injorances dhe shpalosje akternativash zhvilluese per Shkodren. Rastet e reagimeve deziformuese te Partise Demokratike, me duken perpjekjet e fundit te deshperuara, te nxjerra nga repertori i tyre arkaik per ta devijuar fushaten ne ate dore hallit qe jane mesuar ta trajtojne per vite me rradhe; tek indoktrinimi i masave, injoranca dhe mungese e vizionit e transparences. Une e kam shprehur dhe do ta shpreh gjate gjithe kohes: Do jem Kryetarja e Bashkise Shkoder, jo e nje klani njerezish apo interesash. Nuk do kete dallime ne trajtimin e qytetareve dhe adresimin e problemeve e zgjidhjen e tyre sic ka ndodhur deri me sot. Po degjoj cdo dite me dhjetra specialiste e eksperte te fushave te ndryshme dhe se shpejti do dalim me nje platforme ku do mbeshtet e ardhmja e Shkodres. Themelet e kesaj platforme jane te bazuara tek Trasparenca e cila do te ngrihet ne sistem, ndersa shtyllat e saj mbajtese jane

1. Turizmi historik, artistik, kulturor, malor, detar, liqenor.

2. Bujqesia dhe blegtoria dhe mbi te gjitha promovimi, orientimi i agrobiznesit dhe permbyllja e zinxhirit qe nga orientimi i te mbjellave deri tek shtitja e tyre.

3. Industria qe do kete si pike te forte infrastrukturimin dhe zgjerimin e parkut industrial me kompani te reja dhe qe do rrisin si cilesine e punesimit ashtu dhe numrin e te punesuarve ne Shkoder

4.Arti dhe kultura, rehabilitimi i institucioneve qe perfaqesojne artin dhe kulturen ne Shkoder, trajtimi dhe rregullimi i kushteve me te cilat operojne artistet si dhe promovimi i aktiviteteve te shumta artistike me qellim edukativ dhe argetues.

5. Sporti do te jete nje pike e forte e jona dhe do trajtohet ne tre nivele ne ate garues Vllaznia kampione smile emoticon, ne ate edukues dhe ne nivelin argetues/amator.

6. Arsimi dhe shendetesia do te dalim me nje program tejet ambicioz qe ka si synim permiresimin e kushteve dhe rritjen e rolit te mesuesit dhe mjekut ne shoqeri. Nga ku mendojme se fillon i gjithe procesi edukimit dhe i performances se ketyre dy institucioneve te rendesishme ne shoqerine shqiptare.

7. Infrastruktura jo me pak e rendesishmja, por detyre e nje bashkie dhe nje pike qe perfshin te gjitha pikat e mesiperme dhe qe do kete nje trajtim te vecante dhe te detajuar.

8. Ceshtjet sociale, varferia, invaliditeti do te jene kryefjala e jone persa i perket trasparences dhe ndjeshmerise.

Keto jane vetem shtyllat kryesore por mbi ta do ngrihet Keshtjella e Shkodres qe kete shekull do shtrihet nga alpet e larta te Dukagjinit, ne fushat e begata te Posrribes e Rrethinave, me ndricimin magjik te historise e kultures se Shkodres, nga ujrat e qeta te liqenit ne brigjet pjellore te Bunes e Drinit, ne Anamal, ne Dajc, ne Berdice e Gur te zi, per ta permbyllur me perlen e turizmit Velipojen qe po e deklaroj qe tani do te jete Qyteti i Dyte i Bashkise Shkoder, nje frymemarrje e re ekonomike per Shkodren dhe krejt rajonin. Nga kjo do te perfitojne te gjithe te majte e te djathte, socialiste, lsi-ste, socialdemokrat, demokrat, republikan, balliste, monarkiste, te pa parti, etj. Kjo s'eshte per politike, por politika per Shkodren. Kjo eshte fushata jone dhe i urojme fat e suksese dhe konkurentes politike te sapo shpallur! #‎ketipershkodren #transparencevizion #‎zhvillim", ka shkruar Bazhdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat