Kuvendi voton me 113 vota pro arrestimit, Frroku: Nuk jam kufomë politike, do sqarohem me drejtësinë

Shqipëria

Kuvendi voton me 113 vota pro arrestimit, Frroku: Nuk jam kufomë politike, do sqarohem me drejtësinë

Më: 2 prill 2015 Në ora: 10:59

Kuvendi i jep leje Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e Mark Frrokut për llogari të autoriteteve belge. Me 113 vota, deputetët e Parlamentit të Shqipërisë kanë votuar për arrestimin e tij, ndrysa dy vota kanë qenë kundër e 2 të tjera abstenim. Mark Frroku nuk ka qenë i pranishëm në momentin e procesit të votimit. Pasi ka folur përpara deputetëve ai është larguar menjëherë nga salla.

Më parë deputeti, Mark Frroku rrëfyu në Kuvend historinë e tij në lidhje me akuzat e vrasjes së një shqiptare në Belgjikë në vitin 1999. Gjatë seancës plenare ai ka deklaruar se familja Frroku i ka dalë borxhit me moral familjes Kurti. “Është e vërtetë që 1998 kam emigruar drejt Belgjikës dhe atje kam kërkuar azil politik. E vetmja rrugë ishte paraqitja si shqiptar i Kosovës, sepse në atë kohë vuanin genocidin, dhe e vetmja mënyrë për të marrë ishte kj0. Pasi kam qëndruar 4-5 muaj më është refuzuar kërkesa për azil politik , kam lënë Belgjikën dhe jam kthyer në Shqipëri Pas kësaj emrin e Aleksandër Kurtit, e kam dëgjuar pas ngjarjes.

I përcjell ngushëllimet familjes Kurti. Bashkohem me dhimbjen dhe igarantoj se nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje. Trupi i pajetë i Aleksandrit u gjet më 5 mars 1999. Unë nuk kam qenë në Belgjikë në këtë kohë dhe nga kjo kohë deri në 2004 nuk e kam shkelur kurrë. Ia kemi bërë më se të qartë organeve belge. Në mars të vitit 2013, familja ime në prani të 24 burrave dhe dy klerikëve i ka bërë be familjes Kurti dhe shumë nga ju e dini mirë çfarë do të thotë Be dhe Falje gjaku. Këtë informacion që ka sjellë Belgjika dhe që është future në relacionin e prokurorisë ta verifikojë mirë. Nëse doni ta provoni unë kam dhe pamjet filmike dhe firmat e këtyre 24 burrave, që kanë firmosur që ne i dalim borxh kësaj familjeje. Edhe atëherë edhe sot unë nuk i jam shmangur drejtësisë, por për 16 vjet autoritetet belge nuk kanë gjetur asnjë provë për të më fajësuar. Avokatja ime e ka provuar tek autoritetet belge”, tha Frroku. Nga Kuvendi ai është shprehur se nuk është kufomë e politike dhe nuk është skllav i Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm. Deputeti Frroku ka thënë se nuk ndodhet në Kuvend për të kërkuar votën e tyre për të penguar arrestimin pasi këtë çështje do ta zgjidh i vetëm me drejtësinë. “Nuk lejoj që të më përdorin si kufomë politike. Kam plotësua kushtet për tu zgjedhur, më votoi populli. dhe kam një mandat të ligjshëm. S’lejoj që dekriminalizim të shitet si sap[un për djathë. E kam sqaruar politikisht historinë time në lidhje me vrasjen. Ata që kanë pasur veshë e kanë dëgjuar.

Gjë e keqe në këtë mes është vetëm shkatërrimi i imazhit tim si deputet. Nuk kam kërkuar mbrojtje as nga Ministri i Brendshëm, as Kryeministri. Deputetëve të PS dua të them se as për çështjen e vëllait tim nuk kam qenë skllav i Kryeministrit, por vetëm para Zotit jam skllav dhe askujt tjetër. Nuk jam këtu që tu kërkoj votën kundër Prokurorisë madje po ju them që as ta fusni fare në rendin e ditës. Kjo është një çështje që i kalon drejtësisë shqiptare apo blege. Unë do ta zgjidh të drejtën time. Jam i gatshëm që tu përgjigjem pyetjeve”, përfundoi Frroku. Më pas ai doli nga Kuvendi duke mos preferuar që të presë votimin për arrestimin apo jo të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat