60 klandestinë u ndalua nga Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me efektivët e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Shtetasit e ndaluar vinin nga vendet e Lindjes së Mesme, si dhe nga Afrika.
Sipas të dhënave, mes klandestinëve ishin 10 femra dhe 7 fëmijë. Klandestinët u pikasën në zonat pranë kufirit të gjelbër duke kaluar më këmbë.
Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se, 43 klandestinë ishin nga Siria, 4 nga Gambia, 3 nga India, 3 nga Kongo, 1 klandestin ishte nga Palestina, 1 nga Sierra Leone, 1 nga Uganda, 3 nga Kameroni dhe 1 nga Mali.
Klandestinët vinin nga Greqia dhe kishin destinacion vendet e Europës.