Rama thotë se s’ka hakmarrje ndaj Doshit, por pushon mbështetësit e tij

Shqipëria

Rama thotë se s’ka hakmarrje ndaj Doshit, por pushon mbështetësit e tij

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:25

Kryeministri Rama ka qenë dje në Shkodër ku ka takuar strukturat e Partisë Socialiste si dhe ka zyrtarizuar Keti Bazhdarin si kandidate të PS për bashkinë e Shkodrës.

Rama është kthyer edhe një herë të flasë për çështjen “Doshi”.

Rama tha se nuk do të ketë hakmarrje ndaj përkrahësve të deputetit Doshi, por mësohet ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar drejtorin e spitalit në Shkodër, Tonin Marku.

Marku njihet për miqësinë me deputetin Tom Doshi dhe është një mbështetës i tij.

Ai është shkarkuar me motivacionin se kishte “performancë të dobët”.

Më herët janë shkarkuar edhe dy drejtorë të OSHEE që njiheshin si mbështetës të deputetit Doshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat