PR nuk heq dorë nga Durrësi

Shqipëria

PR nuk heq dorë nga Durrësi

Më: 2 prill 2015 Në ora: 00:13

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë përcaktuar piketat e bashkëpunimit për garën zgjedhore të 21 qershorit. Në një mbledhje që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, i pari i demokratëve, Lulzim Basha ka mandatuar deputetët Eduard Halimi dhe Edmond Spaho, për negociatat me aleatët, të cilat do të nisin ditën e premte.

Pjesë e takimit të sotëm ishin PR, PDK, LZHK, Balli Kombëtar dhe drejtues të tjerë të partive aleate, ndërsa dy deputetët e PDIU-së, edhe pse në daljet e tyre mediatike konfirmuan pjesmarrjen, nuk ishin pjesë e mbledhjes.

Partia Republikane, aleatja më e madhe e demokratëve, u përfaqësua nga nënkryetari Arjan Madhi, i cili tha se PR del e vetme në zgjedhje, nëse nuk përmbushtet një paketë garancish,

“Basha, në këtë takim shprehu vullnetin dhe gadishmërinë që t'i kontribuojë një partneriteti në koalicion, por një koalicion, në marrëveshjen e tij duhet të ketë në vëmendje disa parime thelbësore mbi të cilat do të funksionojë koalicioni dhe do të bëhet i besueshëm për të gjithë parnerët. Partnerëve që iu mungon besimi nuk mund të jenë kontributivë në koalicion. PR parashtroi edhe atë propozim marrëveshjeje që kishte bërë kohë më parë për PD, si transparenca, kolegjialitetit, proporcionalitetit në mënyrën si do përfshihemi në garën elektorale. Janë parime që do garantojnë një sukses të përbashkët, në të kundërt PR rezervon të drejtën në raport sesi do të procedohen në negociata të veçanta në përputhje me respektimin e këtyre parimeve do të mbajë qëndrimin e saj. Cdo çedim nga parimet që kemi rënë dakord dhe që gantojnë moralin e funksionimit do ta detyronte PR pse jo dhe e vetme të kandidonte”, deklaroi Madhi.

I pyetur për mungesën e Mediut në tryezën e PD-së, Madhi tha se ai kishte një angazhim të rëndësishëm. “Mediu kishte një angazhim shuëm të rëndësishëm, për sa kohë ka PR të mandatuarin e saj. Unë jam në emër të partisë dhe i autorizuar nga Mediu”, tha ai.

Republikanët nuk tërhiqen nga propozimi i tyre për Durrësin. Sipas Madhit kandidatura e Agron Dukës shihet si fituese edhe nga Lulzim Basha nga sondazhet që PD ka zhvilluar. Nënkryetari i republikanëve tha se nuk është në dijeni të tërheqjes së Agron Dukës, ndërsa në vijim pritet dhe një deklaratë nga selia blu rreth takimit të sotëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat