Basha takon aleatët, mandaton Halimin dhe Spahon për zgjedhjet

Shqipëria

Basha takon aleatët, mandaton Halimin dhe Spahon për zgjedhjet

Më: 1 prill 2015 Në ora: 21:55

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë përcaktuar piketat e bashkëpunimit për garën zgjedhore të 21 qershorit. Në një mbledhje që ka zgjatur rreth një orë e gjysëm, kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka mandatuar deputetët Eduard Halimi dhe Edmond Spaho, për negociatat me aleatët që do të nisin nga e premtja e kësaj jave.

Pjesë e takimit ishin PR, PDK, LZHK, Balli Kombëtar dhe drejtues të tjerë të partive aleate me PD-në, ndërsa dy deputetët e PDIU-së, edhe pse në daljet e tyre mediatike konfirmuan pjesmarrjen, nuk ishin pjesë e mbledhjes.

Aleatja më e madhe e demokratëve, Partia Republikane u përfaqësua nga nënkryetari Arjan Madhi, i cili foli për një paketë garancish që duhen respektuar, në të kundërt, PR del e vetme në zgjedhje.

“Basha në këtë takim shprehu vullnetin dhe gadishmërinë që t'i kontribuojë një partneriteti në koalicion, por sigurisht një koalicion që në marrëveshjen e tij duhet të ketë në vëmendje disa parime thelbësore mbi të cilat do të funksionojë koalicioni dhe do të bëhet i besueshëm për të gjithë parnerët. Partnerëve që iu mungon besimi nuk mund të jenë kontributivë në koalicion. PR parashtroi edhe atë propozim marrëveshje që kishte bërë kohë më parë për PD, si transparenca, kolegjialitetit, proporcionalitetit në mënyrën si do përfshihemi në garën elektorale. Janë parime që do garantojnë një sukses të përbashkët, në të kundërt PR rezervon të drejtën në raport sesi do të procedohen në negociata të veçanta në përputhje me respektimin e këtyre parimeve do të mbajë qëndrimin e saj. Cdo çedim nga parimet që kemi rënë dakord dhe që gantojnë moralin e funksionimit do ta detyronte PR pse jo dhe e vetme të kandidonte”, deklaroi Madhi.

Mungesën e Mediut në tryezën e PD-së, Madhi e justifikoi me një angazhim të rëndësishëm të kreut të PR-së. “Mediu kishte një angazhim shuëm të rëndësishëm, për sa kohë ka PR të mandatuarin e saj. Unë jam në emër të partisë dhe i autorizuar nga Mediu”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat