Kuvendi voton për arrestimin e Frrokut

Shqipëria

Kuvendi voton për arrestimin e Frrokut

Më: 1 prill 2015 Në ora: 21:47

Kuvendi do të diskutojë në seancën e nesërme kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Është publikuar sot rendi i ditës së Kuvendit për seancën e ditës së nesërme që do të nisë paradite.

Prokuroria i ka bërë një kërkesë Kuvendit ku i kërkon aturizimin për arrestimin e deputetit kristiandemokrat Frroku, i cili akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e një personi në vitin 1999.

Kërkesa për arrestimin e Frrokut është bërë nga Prokuroria dhe është miratuar nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit.

Pika e dytë e rendit të ditës pas votimit për arrestimin e Frrokut do të jetë projektligji për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

Agjenda e plotë e seancës së nesërme

- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.03.2015.

- Kërkesë e Prokurorit të Përgjithshëm për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku.

- Shprehet deputeti Mark Frroku

- Raport i Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imunitetit

Koha e votimit

3. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” të ndryshuar.

Pyetje

Shprehet Komisioni i Ligjeve, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut Relatori

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Grupi parlamentar i PR-së Grupi parlamentar i PDIU-së Grupi parlamentar i LSI-së Grupi parkam

Prokuroria autorizon Frrokun të marrë pjesë në seancën parlamentare

Prokuroria ka lëshuar një autorizim ku lejon deputetin Mark Frroku i cili tashmë ndodhet nën arrest shtëpie që të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit.

Nëse Kuvendi do të miratojë raportin e Këshillit atëherë pritet që Deputeti t’i kthehet sërish dhomave të paraburgimit në Drejtorinë e Policisë deri në daljen e tij përpara Gjykatës së Lartë për masën e re të sigurisë ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat