Ndotja e ambientit, hiqen nga qarkullimi automjetet prodhim ‘94-2002

Shqipëria

Ndotja e ambientit, hiqen nga qarkullimi automjetet prodhim ‘94-2002

Më: 1 prill 2015 Në ora: 21:02

Qytetarët që kanë makina të cilat kanë nivele të larta të elementëve ndotës për mjedisin nuk do të lejohen të qarkullojnë.Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve do zbatohet në tre faza në mënyrë që tu lerë kohë qytetarëve që të marrin masa nëse automjetet e tyre nuk plotësojnë kriteret. Kategoria më problematike konsiderohen automjetet e periudhës ‘94-2002.
Tiranë- Automjetet që tejkalojnë nivelin e vendosur të elementëve ndotës nga gazrat nuk do të lejohen të qarkullojnë.
Drejtori i Përgjthshëm në Ministrinë Transporteve shpjegon se ky proçes do të zbatohet në tre faza, në mënyrë që ti jepet mundësi qytetarëve që të ndërhyjnë në makinë për ti sjellë në standartet e kërkuara.
Faza e parë do të nisë të zbatohet në 1 korrik të 2015 dhe matja e nivelit të ndotjes do të realizohet gjatë fazës së kolaudimit.
Kategoria e automjeteve që rrezikohen nga ky vendim janë ato të vitprodhimit 1994-2002.
Sipas të dhënave, automjetet në Shqipëri janë një prej ndotësve kryesorë të ambjentit dhe kjo ka bërë që të ndërmeret një masë e tillë.
Ulja e nivelit të ndotjes është edhe një kërkesë e bërë nga Bashkimi Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat