Shkodër/ Rama flet për herë të parë për Doshin. "Unë e kisha mik, por kam një parim: prish miqësinë para punës"

Shqipëria

Shkodër/ Rama flet për herë të parë për Doshin. "Unë e kisha mik, por kam një parim: prish miqësinë para punës"

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:37

Në Shkodër ku ka qenë për herë të parë që pas largimit të Tom Doshit kryeministri Rama ka folur edhe për ish mikun e tij. “Nuk do të jetë e lehtë fitorja këtë radhë” ka thënë Rama duke iu referuar faktit se ai po shkonte në kryeqendrën e veriut i shoqruar jo më nga 4 deputetë por nga 3 deputete. “Për fat të keq përjashtimi i Tomës u bë i pashmangshëm, për papërgjegjshmërinë e tij, konfliktit me ministrant e deri deklaratat për tundje të themeleve të qeverisë” ka thënë Rama i cili nuk ka përmendur asnjë rast qëndrimin amerikan apo atë qytetar që do ta shikojë këtë akt në kuadrin e procesit të dekriminalizimit . Edhe njëherë duke mos përgënjeshtruar deklaratat e Ben Blushit “se kjo është historia e prishjes së dy miqve” kryeministri ka pranuar se Tom Doshi ka qenë miku i tij. “Unë e kisha mik, por kam një parim: prish miqësinë para punës” ka thënë ai në Shkodër. “Unë i thashë për cështjen e vrasjes: lëre këtë cmenduri” ka vazhduar Rama në një përpjekje për të qetësuar mbështetësit e Tomës në Shdodër dhe duke i siguruar ata se nuk do të ketë hakmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat