Vendimi, qeveria vë në dispozicion të TAP pronat shtetërore ku kalon

Shqipëria

Vendimi, qeveria vë në dispozicion të TAP pronat shtetërore ku kalon

Më: 1 prill 2015 Në ora: 19:08

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Kështu qeveria shqiptare i ka vënë në dispozicion projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) tokat shtetërore nëpër të cilat do të kalojë.
Në bazë të vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, krahas sipërfaqeve të tokave shtetërore, TAP do të ketë lejen që të hyjë edhe në sistemin e rrugëve përmes të cilëve ai është parashikuar që të kalojë.
Po ashtu Këshilli i Ministrave ka përcaktuar ditën e sotme edhe kriteret për kualifikimin e ndërtimeve dhe shtesave pa leje që këto ndërtime t’i nënshtrohen procesit të legalizimeve.
Një tjetër vendim i qeverisë ka qenë edhe miratimi i parcelave ndërtimore për objektet informale. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe strategjinë ndërsektoriale “Axhenda Dixhitale 2015-2020”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat