VKM, Braçe ironizon: Si ti bind bujqit e mi të bëjnë pushim?

Shqipëria

VKM, Braçe ironizon: Si ti bind bujqit e mi të bëjnë pushim?

Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:44

Deputeti socialist Erjon Braçe ka ironizuar përmes një statusi në Facebook vendimin e sotëm të qeverisë i cili konsistonte në dhënien e ditës së hënë pushim në rastet kur festat zyrtare bien ditët e fundjavës.

Braçe ironizon duke thënë se këtë vendim të qeverisë për të patur edhe tyë hënën ditë pushimi ai nuk ka se si tua shpjegojë bujqve të tij.

"Sipas ketij vendimi per FESTA e PUSHIME, JAVA IME E PUNES eshte:
Te hene PUSHIM, te marte pune, te merkure PUSHIM, te enjte SALIBERISHIZEM, te premte pune ne zone, te shtune PUSHIM, te diele PUSHIM!!
SA PUNE, SA PUNE!!
Po patjeter edhe e hena pushim!!
Fjala bie;
Une ne Kuvend kam mundesi te punoj me ligjet vetem te hene e te marte.
Per shkak te rregullores se Kuvendit duhet qe Relacionet si dokumenti i fundit pas shqyrtimit te projektligjeve te depozitohen 24 ore perpara.
Pra te merkuren nuk mund te punoj me projektligjet!!
Domethene, te hene-sipas vendimit- pushim, te merkure pushim, te shtune pushim, te djele pushim; te marte pune, te enjte saliberishizem, te premte ne zone!!
U KEPUTEM NE PUNE! KULMI!
TE DREJTA NJERIU SIC KETO NUK KAM PARE KUND!
Vetem nje gje kam me vendimin e Qeverise:
SI TI BIND BUJQIT E MI QE TE MOS PUNOJNE TE SHTUNEN, TE DIELEN DHE TE HENE?!
Seriozisht;
Kodi i Punes aktualisht eshte nje vjetersire qe nuk zbatohet jo per ditet e pushimit por per cdo gje!!
Reforma e tregut te punes duhet ne rradhe te pare te bej punen te sigurt, te mbrojtur, te mirepaguar dhe natyrisht ditet e pushimit jane ne fund fare fare per ta nxjerre punen nga shfrytezimi, madje ne disa raste edhe nga skllaveria!!", ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat