PDIU, Muhedini: Do të negociojmë edhe me PD-në

Shqipëria

PDIU, Muhedini: Do të negociojmë edhe me PD-në

Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:28

Deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini, ka deklaruar se partia që përfaqëson, do të nisë negociatat edhe me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale, ndërkohë që pak ditë më parë u arrit një marrëveshje për koalicion me mazhorancën.

“Ne do të negociojmë edhe me PD dhe më pas do ta kemi të qartë gjithçka. Vendimi i PDIU, është që ne të negociojmë me forcat kryesore. Partia jonë ka një program shumë të qartë, është e vetmja forcë që ka një kauzë shumë të rëndësishme që nuk e ka asnjë forcë politike, e cila është zgjidhja e çështjes çame. E themi haptas se forcat politike janë ato që e kanë në dorë dhe në do negociojmë si me PS, PD dhe LSI”, – tha Muhedini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat