PD: Nesër do votojmë pro kërkesës për arrestimin e Mark Frrokut

Shqipëria

PD: Nesër do votojmë pro kërkesës për arrestimin e Mark Frrokut

Më: 1 prill 2015 Në ora: 17:15

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se ditën e nesërme do të votojnë pro kërkesës për arrestimin e deputetit Mark Frroku në seancëne nesërme plenare.

Gjithashtu Grupi i PD bën me dije se do votojnë pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor si dhe pro përfaqësimit të grave 50% në Këshillat Bashkiak.

“Nesër do të jemi pjesë e diskutimeve intensive në Kuvend. Do diskutojmë për ligjet dhe problemet e qytetarëve”-bëhet me dije nga PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat