PD: Do votojmë për arrestimin e Frrokut

Shqipëria

PD: Do votojmë për arrestimin e Frrokut

Më: 1 prill 2015 Në ora: 14:54

Grupi i PD ka deklaruar se në seancën parlamentarë të ditës së enjte do të votojnë pro kërkesës për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Prokuroria kërkoi nga Këshilli Rregullues i Mandateve dhe Imuniteteve që të jepnin autorizimin për arrestimin e deputetit Frroku lidhur me akuzat e vrasjes së ndodhur në Belgjikë.

Frroku akuzohet se ka vrarë A.Kurtin në vitin 1999.

Këshilli i Mandateve e kaloi kërkesën e Prokurorisë dhe nesër pritet të bëhet votimi në parlament.

Kujtojmë që në votimin e parë ku u kërkua arrestimi i Doshit dhe Frrokut, kërkesa e Prokurorisë u votua unanimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat