Gjykata e Lartë, rrëzohen dekretet e Presidentit

Shqipëria

Gjykata e Lartë, rrëzohen dekretet e Presidentit

Më: 1 prill 2015 Në ora: 13:04

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit Bujar Nishani për Gjykatën e Lartë. Me votat e deputetëve të maxhorancës, komisioni i propozoi sot Kuvendit mosdhënien e pëlqimit për dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë.

Kandidaturat e propozuara nga kreu i shtetit ishin gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça, me një eksperiencë 20-vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar. Por deputeti demokrat Eduard Halimi u shpreh sot se mazhoranca synon kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Qëndrimi i mazhorancës është koherent, por është qëndrim i hapur politik që synon kapjen e sistemit të drejtësisë. Ajo po rrëzon dy gjyqtarë model. Çfarë duam ne më shumë se kaq? Teorikisht asgjë, politikisht shumë", tha deputeti.

Halimi tha se vota kundër gjyqtarëve të ndershëm është votë pro gjyqtarëve të korruptuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat