Rama: Lajm i mirë, FBI do na mbështesë në terren

Shqipëria

Rama: Lajm i mirë, FBI do na mbështesë në terren

Më: 1 prill 2015 Në ora: 12:04

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm të mirë që Byroja Federale e Hetimeve në SHBA, ose FBI, do mbështesë në terren nisjen e punës nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

“Lajm i mire FBI do perfshihet me ekspertize&asistence ne terren per fillimin e mbare te veprimtarise antikrim te Byrose Kombetare te Hetimit,” shkruan Rama në FB.

Ky lajm vjen në një kohë kur atmosfera në vend është e ngarkuar me akuza e hetime.

Nuk dihet ende në mënyrë të qartë se cila do jetë puna kryesore e BKH-së shqiptare dhe sa do përplasjet ajo me punën e prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat