Festat në fundjavë, rikthehet e hëna pushim

Shqipëria

Festat në fundjavë, rikthehet e hëna pushim

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:03

Nëse festat bien në fundjavë, atëherë e hëna do të jetë pushim.

Kjo nuk është një shaka për 1 prillin, por është deklarata e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi. Vendimi do të zbatohet për festën e Pashkëve, të cilat janë këtë të dielë. Sipas vendimit të ri të qeverisë, e hëna do të bëhet pushim.

Rikthimi i të hënës pushim, vjen pas vendimit që ish-kryeministri Sali Berisha hoqi gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike. Në 23 dhjetor të 2009-s, Berisha shfuqizoi rregullin e vendosur nga Fatos Nano, që nëse dita e festës është në fundjavë, pushimi shtyhet.

Qeveria Rama vendosi sot të rikthejë vendimin që ish-kryeministri Berisha hoqi gjatë kohës së qeverisjes së djathtë, që do të zbatohet në të dielat pasardhëse, kur besimtarët katolikë dhe më pas ata ortodoksë festojnë Pashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat