Fshehën dosjen e Frrokut, zyrtarët sot në gjykatë

Shqipëria

Fshehën dosjen e Frrokut, zyrtarët sot në gjykatë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:02

Dy zyrtarët e Interpol Tirana që mbajtën të fshehtë dy urdhër-arrestet të ardhura nga Belgjika për deputetin Mark Frroku, do të dalin sot para gjykatës.

Artan Bajraktari, shefi i Interpol Tirana dhe Loreta Alla, specialiste pranë këtij institucioni, akuzohen për shpërdorim detyre pasi mbajtën të fshehtë dy urdhër-arreste të mbërritura nga Belgjika për deputetin Mark Frroku, në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij për vrasje në bashkëpunim të shtetasit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel.

Urdhër-arrestet ndërkombëtare, të firmosura nga Interpol Brukseli, kishin ardhur në 8 dhe 23 janar të këtij viti, por kjo zyrë nuk i ka përcjellë shkresat në kohën e duhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bërë këtë gjë vetëm me 27 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat