Qeveria miraton ligjin për arsimin e lartë! Nikolla: Ja ndryshimet

Shqipëria

Qeveria miraton ligjin për arsimin e lartë! Nikolla: Ja ndryshimet

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:40

Pas miratimit nga qeveria të projektligjit për arsimin e lartë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar ndryshimet.

“Koha e universiteteve që bëjnë sikur japin mësim ka marrë fund. Ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë. Kjo është busulla që na ka orientuar në punën tonë,” tha Nikolla.

“Ligji i ri ndryshon skemën e financimit, duke futur konceptin modern të financimit me bazë performancën.

Një skemë moderne financimi do i shtyjë ato të modernizohen, të përmirësojnë shërbimin e ofruar, të shtojnë bashkëpunimin dhe kërkimin shkencor,” vijoi zyrtarja e qeverisë.

“Ligji i ri u gjendet pranë studentëve në nevojë duke krijuar një fond të posaçëm. Krijohet një fond i posaçëm bursash për degët me prioritet kombëtar dhe mbështet studentët me rezultate ekselente”.

Nikolla tha se ligji i ri u jep të drejtë universiteteve që të promovojnë stafin akademik.

Ajo shtoi se ligji i ri modernizon qeverisjen e brendshme, duke i dhënë autoritet të qartë senatit.

Nikolla theksoi se ky ligj nuk çon para publike tek institucionet private, por nxit konkurrencën e drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat