“Durim Bami po përgjohej për çështjen “Santo””

Shqipëria

“Durim Bami po përgjohej për çështjen “Santo””

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:21

Durim Bami ishte nën përgjim për çështjen e vrasjes së bankierit Artan Santo.

Kështu deklaroi në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha.

Ai tha se Bami ishte në përgjim për këtë çështje së bashku me Enver Stafukën, i rrëmbyer dhe i zhdukur pa lënë gjurmë.

Ndërkohë gazetari Spartak Koka tha se në përgjim kanë qenë këta dy personazhe dhe gjashtë persona të tjerë, të gjithë nga Fushë Kruja.

Sipas Hoxhës, në momentin që Tom Doshi ka deklaruar tek zyrtarët më të lartë të shtetit se Durim Bami është ‘pajtuar’ për ta ekzekutuar, ndaj Bamit është pushuar përgjimi.

Hoxha ishte i pari që i dha zë spekulimeve se ngjarja e Tom Doshit ka lidhje me vrasjen e Santos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat