Fier, shpërthen pusi i naftës, banorët në panik

Shqipëria

Fier, shpërthen pusi i naftës, banorët në panik

Më: 1 prill 2015 Në ora: 08:44

Një pus nafte që ka shpërthyer në Marinzë të Fierit ka tmerruar banorët e zonës.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Si pasojë e frikës nga shpërthimi është bërë evakuuimi i banorëve të zonës.

Nga shpërthimi është bllokuar edhe aksi rrugor Marinzë-Fier.

Re të zeza tymi dhe era e gazit ka bërë që në këtë zonë të mos ketë qarkullim.

Banorët shprehen se gjatë gjithë kohës jetojnë me frikën e shpërthimeve.

Pas shpërthimit është mbyllur edhe një shkollë që gjendet pranë pusit.

Dalja e ujërave nga nën toka ka shtuar frikën e shembjes së banesave te banorët e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat