Kandidatura e Subashit në Fier

Shqipëria

Kandidatura e Subashit në Fier

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:58

Kandidaturat e mundeshme socialiste per bashkine e Fierit, konisderohen si njerez qe do ti sherbejne ambicjeve te Kokedhimes. Nje nga eksponentet e PS, Nazmi Bilani, tregon arsyet pse Armando Subashi do te vendoset per te fituar bashkine e Fierit.

Një nga ish eksponentet dhe ish deputet i PS në fier, Nazmir Bilani e konsideron kandidaturën e Subashit për bashkinë e Fierit të pritshme por jo në të mirën. Sipas tij deputeti Subashi do t’i shërbejë interesave dhe ambicieve të deputetit Koco Kokëdhima ashtu sikurse ka bërë paraardhësi i tij Baftiar Zeqaj.
Bilani denoncon se si bashkia e Fierit ka lënë qëllimisht pa paguar kuotat në ekipin e futbollit si aksionere për t’ia kompesuar Kokëdhimës si president i klubit, me prona publike.
Ky është plani afatshkurtër por plani afatgjatë i adresohet sipas Bilanit zonës bregdetare e cila me reformën territoriale bëhet pjesë e bashkisë së Fierit.
Beteja PD- PS sipas Bilanit mund të jetë e fortë dhe surprizuese nesë PD denoncon pikërisht këto afera të trashëguara mes bashkisë së Fierit dhe Koco Kokëdhimës.
Perve Armando Subashit, nje kandidature e mundeshme eshte edhe deputeti Ervin Koci, i cili gjithashtu konsiderohet ne Fier si prurje e Koco Kokedhimes. Nderkohe nga kampi i demokrateve pritet të përzgjidhet nje kandidat mes kryesuesve të sondazhit që përfundoi të hënën në mbremje ku kryesojnë Alketa Lugaj dhe deputeti Kozma Dashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat